Rregjistri Publik i IEKA
 
Auditues Ligjor të ç'regjistruar nga regjistri publik të cilët vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin pranë një shoqërie auditimi
Nr. Emër Atësi Mbiemër Vendim KR (Nr., Datë) Shoqëri auditimi Shënim
1 Luan Kaso Gosnishti 583, 25.03.2019 Gosnishti Auditors and Partners shpk Luan Kaso Gosnishti do të vazhdojë ushtrimin e profesionit pas daljes në pension, bazuar në nenin 26* pika 2 të Ligjit 10 091, pranë shoqërisë Gosnishti Auditors and Partners shpk
* Neni 26
Çregjistrimi i audituesve ligjorë nga regjistri publik

Audituesi ligjor fshihet përfundimisht nga regjistri publik i audituesve ligjorë në rastet kur:
a) heq dorë nga e drejta për ushtrimin e profesionit. Heqja dorë bëhet nëpërmjet deklarimit me shkrim, kopje të të cilit i dërgohen organizatës profesionale dhe bordit të mbikëqyrjes publike;
b) konstatohen parregullsi në:
i. dokumentet e nevojshme, të lidhura me provimet e aftësisë profesionale;
ii. deklarimet, të cilat rezultojnë të pavërteta, në lidhje me dhënien fund të papajtueshmërive, që kërkohen për ushtrimin e profesionit në praktikë dhe për garancitë etike e morale, të dorëzuara në çastin e bërjes së kërkesës për regjistrimin e parë në regjistrin publik;
iii. dokumentet e në faktet e deklaruara gjatë procedurave të mundshme të pezullimit të përkohshëm të ushtrimit të profesionit;
c) në përfundim të një procedure disiplinore ndaj tij, është marrë masa disiplinore e çregjistrimit nga regjistri publik;
ç) është hequr e drejta e ushtrimit të profesionit, për shkak të ndryshimit të kushteve të domosdoshme për regjistrim, të lidhura me pjesëmarrjen në kapital;
d) për shkak të shkeljeve dhe masave disiplinore të përsëritura, reputacioni i të regjistruarit është cenuar ndjeshëm;
dh) në përputhje me dispozitat e këtij ligji, bordi ka vendosur çregjistrimin nga regjistri publik;
e) individi i regjistruar në regjistrin e audituesve ligjorë arrin moshën 65 vjeç, me 20 përjashtim të audituesve ligjorë me titull shkencor “Doktor i shkencave” apo me titull më të lartë, të cilët çregjistrohen kur arrijnë moshën 68 vjeç;
ë) vdes.

2. Organizata profesionale e audituesve ligjorë publikon, në një aneks të veçantë të regjistrit publik të audituesve ligjorë, të gjithë invididët e parashikuar në pikën 1, shkronja “e”, të këtij neni. Këta invidivë mund ta ushtrojnë profesionin e audituesit ligjor vetëm nëse janë të punësuar ose të angazhuar në një shoqëri auditimi, të regjistruar në regjistrin publik të audituesve ligjorë, që ka jo më pak se dy ortakë angazhimi dhe nën përgjegjësinë e kësaj të fundit.

3. Shoqëria audituese fshihet përfundimisht nga regjistri publik i audituesve ligjorë në rastet kur:
a) përfundon afatin e ushtrimit të veprimtarisë së parashikuar në statutin e vet;
b) e drejta për ushtrimin e veprimtarisë si shoqëri auditimi hiqet nga bordi